Ish kryeministri, Sali Berisha ka uruar besimtarët katolikë të cilët festojnë Ringjalljen e Krishtit apo siç njihet ndryshe “festa e Pashkëve”.
Me anë të një postimi në facebook, ish kryeministri shprehu dëshirën që Pashkët e ardhshme t’i gjenin të gjtihë shqiptarët në gjendje më të mirë.
Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:
Gezuar Pashken!
Te dashur miq, sonte besimtaret katolik ne Shqiperi dhe mbare boten kremtojne Pashken, ringjalljen e Hyjit, Krishtit mbret dhe se bashku me ta te gjithe besimtaret e Zotit kremtojne pra shpresen e pashuar dhe perjetesine.
Me kete rast le te urojme te gjithe katoliket shqiptare, te gjithe besimtaret e Zotit; Gezuar Pashken! Pashket e tjera gjithnje e me mire te na gjejne!
Lavdi Krishtit mbret qe ndryshoi boten dhe njerezimin! sb




