Ditën e sotme, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka shpërthyer me tone të forta në një dalje publik për mediat, ku ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë. Maliqi sprehet se këto zgjedhje, nuk do të njihen, pasi këto nuk janë zgjedhje.
“Jemi më të fortë se kurrë, se këto nuk ishin zgjedhje, pasi këto zgjedhje nuk do njihen. Janë mbi 40 denoncime në SPAK, ka fotografime dhe filmime. Votime skandaloze që nuk ishin pare ndonjëherë në histori, pasi nuk mund të blihet vota e shqiptarit, nuk mund të blihet identiteti i shqiptarit”, – u shpreh Maliqi në fjalën e tij.
Sipas Maliqit, opozita e bashkuar po mbledh të gjitha provat e nevojshme, për të shkuar në Zgjedhje të parakohshme.
Më tej, Lefter Maliqi u shpreh se ne jemi në diktaturë dhe Ministrat e PS-së, kanë bërë miliona lekë duke qenë në pushtet.
“Eleminime me pagesë në Kuçovë dhe Berat u përdorën nga segmente të Partisë Socialiste dhe u bënë presion administratës.
Opozita me filmimet që po mbledh, të gjitha manipulimet, e KZQZ-ve për të marrë mandatet. Opozita e bashkuar po mbledh të gjitha provat për të bërë zgjedhje të parakohshme. Ne jemi defakto në diktaturë. Milionat e deputetëve dhe ministrave janë aq shumë jo për të blerë 15 apartamente po me dhjetëra apartamente”, – shprehet Lefter Maliqi.




