Lindita Nikolla uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Fuqia e Ringjalljes na frymëzon të gjithëve dhe në çdo kohë

0
33

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë që festojnë sot Pashkën.

Me anë të një postimi Nikolla shkruan se “Ringjallja” frymëzon të gjithë në çdo kohë, teksa thotë se në këto ditë duhet të hapim zemrat dhe të shtojmë dashurinë.

“U bashkohem besimtarëve ortodoksë në gëzimin e tyre për festën e Pashkës, Ditën e besimit dhe të shpresës. Fuqia e Ringjalljes na frymëzon të gjithëve dhe në çdo kohë.

Por përdëllimi i saj ndihet me shumë në ditë të vështira dhe për më të vuajturit. Në këtë ditë të hapim zemrat, të shtojmë dashurinë dhe të dëshmojmë kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë.

Me besimin dhe dashurinë, të mundim frikën dhe ndarjen. Me të drejtën dhe të mirën, të mundim padrejtësitë dhe të keqen.  Gëzuar Pashkën! Shëndet, mbarësi e paqe për të gjithë!” shkruan Nikolla në postimin e saj.

Zjarr Tv Ad