Lotaria Amerikane/ Ambasada nxjerr njoftim të rëndësishëm për fituesit: Kujdes nga mashtrimi

0
55

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një tjetër informacion të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar të përzgjedhur nga sistemi dhe janë në pritje të procesurave të radhës.

Me një shënim në faqen e vet në FB, Ambasada bën me dije se dokumentet duhet të dërgohen vetëm me email, për të cilin nuk bëhet asnjë pagesë.

Mesazhi i ambasadës

Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: KCC kurrsesi NUK do t’ju kërkojë të kryeni ndonjë pagesë, por vetëm t’i dërgoni dokumentet tuaja me email. Kujdes nga mashtrimi!

Zjarr Tv Ad