LSI akuza qeverisë: Duhej dekreti i Metës për zgjedhjet që të fillonin shpërndarjen e bonusit

0
48

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Kontjana Kuçi përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se banorët e qytetit të Durrësit i janë mirënjohës presidentit Ilir Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve të 6 marsit.

Sipas saj duhej dekreti i presidentit për zgjedhjet që Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit të merrte vendimin për miratimin e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Banoret e Durresit mirenjohes Presidentit Meta per caktimin e dates se zgjedhjeve! Duhej dekreti i Presidentit te Republikes per zgjedhjet lokale te 6 Marsit, qe Keshilli Bashkiak Durres te merte vendim per miratimin e granteve per banesat e familjeve te demtuara nga termeti!

Bashkia Durres 10 muaj pushim per banesat e demtuara nga termeti, nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 deri kur u caktuan zgjedhjet lokale! Pasditen e te premtes pritet te mblidhet Keshilli Bashkiak Durres, ku nder te tjera do miratohet edhe lista e personave/familjeve qe perfitojne grantin per rikonstruksionin e banesave te demtuara nga termeti. Por pse pikerisht ne kete kohe???

Dekreti Presidencial i dates 20 Janar per zgjedhje vendore edhe ne Bashkine Durres, beri qe qindra familje te perfitojne bonusin e qerase qe mungonte prej 3 muajsh ne famljet e tyre dhe ‘shkundi xhepat’ e Bashkise per grantet e mbi 500 familjeve durresake! Keto jane ‘skemat mashtruese josurprize’ te Rilindjes gjate fushatave zgjedhore! Me syte nga Zoti e me shprese per zgjedhje te tjera sa me te aferta, familjet e tjera ende te pa demshperblyera mbeten ne pritje! Kontjana Kuçi

LSI Durres

Zjarr Tv Ad