Luçiano Boçi ftesë Bashës: Futu në garën për kryetar të PD dhe sfidoje Berishën

0
47

Deputeti i PD, Luçiano Boçi fton Lulzim Bashën që të bëhet pjesë e zgjedhjeve për kryetar të PD.

Boçi shprehet se rizgjedhja e Bashës në 13 qershor ishte antistatutore, prandaj demokratëve duhet t’u jepet mundësia që të votëbesojnë lidershipin e tyre.

Basha është i avantazhuar, thotë Boçi, duke shtuar ish-kryetari i PD nuk duhet të artikulojë më teza të tipit pro apo kundër amerikanëve, por të bëhet pjesë e garës.

“Ka krizë besimi ndaj lidershipit, dhe humbja e shpresës së me këtë drejtim do kishim sukses, ai të pranojë garën, të paraqitet si kandidat, baza e çdo shoqërie demokratike, sa më shumë të vonohet votëbesimi aq më shumë humbet mundësinë të konfirmohet, se kalohet në sjellje jo komode, edhe pozicionimet që janë sot që kanë shumë emocionalitet, nuk zgjidhet me një fjalë hajt pajtohemi, të ketë një garë për kryetar.

Komisioni i Rithememit kërkojnë një proces zgjedhor, nga përplasja e dy të mëdhenjve mund të fitojë një i tretë, nuk mund të ecësh përpara me shabllone “pro apo kundër amerikanë”. Në i dimë pozicionet, PD është pro amerikane, është shpallur Non Grata e ka ndarë këtë çështje me reformimin e Partisë dhe le t’i dalë Zot“, tha ai.

Zjarr Tv Ad