Luçiano Boçi: Ish-kryetari po e përdor sërish statutin si çarçaf spitali

0
29

Deputeti Lulzim Basha ka njoftuar mediat se ditën e premte do të thërrasë në një takim Këshillin Kombëtar.

Por siç ndodhi herën e kaluar, edhe këtë herë, mbledhja po bëhet në shkelje të statutit.

Deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar këtë fakt në një postim online.

“Ndërsa anëtarësisë që i ka shkarkuar sipas statutit i “tundin e i shkundin” STATUTIN, vetë vazhdojnë ta përdorin atë si çarçaf spitali.

Ish-at Këshillin Kombëtar e thërrasin në kundërshtim me statutin e tyre.

Qartazi në nenin 44, pika 4, statuti e përcakton se Këshilli Kombëtar njoftohet për mbledhjen e radhës jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes.

Por meqenëse e trajtojnë Këshillin Kombëtar si Brigadë Sulmuese e thërrasin sa herë t’i hyjë në punë edhe pas 12 orësh si herën e kaluar edhe pas dy ditësh si tani,” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad