Luigi Soreca mbërrin në Presidencë…

0
47

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me shefin e kabinetit, Edmond Panaritin në ambientet e Presidencës.

Ky takim ka ardhur teksa Presidenti Ilir Meta, ndodhet për vizitë në qytetin e Korçës për dekorimin e disa personave me kontribut të shquar.

Burime për mediat kanë bërë me dije se në fokus të këtij takimi, ka qenë vizita që do të bëjë në Shqipëri Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula Von der Leyen.

Më herët, ishte vetë Soreca i cili bëri të ditur lajmin që Presidentja e KE, pritet të mbërrijë në vendin tonë më 28 Shtator.

Zjarr Tv Ad