Lulzim Basha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Hap i rëndësishëm, BE dhe SHBA të gjejnë zgjidhje të përhershme

0
35

Kreu i PD Lulzim Basha përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin e targave. Basha thotë se PD e mirëpret këtë vendim mes dy vendeve, si një hap i rëndësishëm për uljen e tensioneve.

Sakaq, kryedemokrati inkurajon BE dhe SHBA që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhje të përhershme.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha në Twitter.

Zjarr Tv Ad