Kryemdemokrati Lulzim Basha ka postuar mesazhin e dhënë nga kryeministri britanik Boris Johnson në Parlamentin e Anglisë.
Në fjalën e tij, Johnson i krahasoi veprimet që po ndërmerr Putin ndaj Ukrainës me ato që bëri Millosheviç ndaj Kosovës. Ai u shpreh se nuk duhet të harrojmë se Millosheviçi vdiq në gjyq.
Një nga gjërat më domethënëse mbi atë cfarë po bën Putini, është se sa ngjajnë aktet e tij me ato të Milosheviçit. Të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë,mes Kievit dhe Moskës. I njëjti agresion. Mos harroni Milosheviçi vdiq në gjyq, u shpreh Johnson.




