Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas CNN telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta, thanë burime nga Pallatit Élysée.
Macron i kërkoi Putinit t’i japë fund sulmeve ndaj civilëve ukrainas, të sigurojë ruajtjen e infrastrukturës civile dhe ruajtjen e aksesit rrugor. Presidenti rus shprehu gatishmërinë për të diskutuar të tre pikat dhe të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt në ditët në vijim. Pallati Elysee shtoi se Macron theksoi gjithashtu “nevojen për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”.




