Majk: Katër të dashurat e mia të fundit e kanë pasur emrin me shkronjën “M”

0
24

Reperi Majk është një prej emrave më të përfolur në estradën shqiptare. Ai ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte.

Përveç projekteve të veçanta që sjell, shpesh ai është i përfolur edhe për jetën private. Në të shumtën e rasteve, temë në media janë bërë lidhjet e tij me disa femra, të cilat gjithashtu janë vënë në vëmendjen e publikut.

Së fundmi, Majk ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku ka folur ndër të tjerash rreth karrierës dhe më të rejave në jetën e tij private.

Natyrisht që nuk munguan edhe pyetjet provokuese, e njëra ndër to ishte emri i të dashurës së fundit, të cilën reperi refuzoi ta tregojë të plotë.

Megjithatë ai ka treguar me shaka se katër të dashurat e tij të fundit e kanë pasur emrin të cilave i ka filluar me shkronjën ‘M’.

Një fakt i tillë sigurisht që ka bërë për të qeshur  të pranishmit në studio.

Ndërkohë, ai së bashku me mikun e tij, reperin Onat, publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri “Thrri dajt”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

 

Zjarr Tv Ad