I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marr me një çmim më të favroshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.
Lleshaj është pyetur nga Gazetari Blendi Fevziu, nëse është e drejtë që Ministri i një vendi si Shqipëria, të mund të mbajë një makinë luksoze, kur makina e tij ka thënë Lleshaj, kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policisë së Shtetit.
Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.
Fevziu: Kushton 100 mijë euro.
Lleshja: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.
Fevziu: Aq e marr dhe unë një.
Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.
Fevziu: Ku është marrë makina?
Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.
Fevziu: Është e blinduar?
Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.
Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.
Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.




