Manjani: Nuk mund të mburremi vetëm me Jovan Bregun, le të performojë edhe “viç”

0
977

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ironizuar situatën e krijuar lidhur me pjesëmarrjen e Goran Bregovic në atë që njihet si festa e birrës në Korçë.

Manjani bën një krahasim me batutat në filmin “Koncert në vitin ´36”, ndërsa shprehet se “nuk mund të krenohemi përjetësisht me Jovan Bregun”. Në vijim po me nota ironie, Manjani shkruan “le të performojë edhe Breg-ovic se nuk u bë nami”.

“Ata që do shkojnë aty, do shkojnë për ndonjë gotë birrë, jo për të parë cilësi muzikore. As “viç-n” para apo pas Bregut…

Këto zyrtarët lokalë dhe organizatorët e koncertit, që ngatërrohen si te filmi Koncert në vitin ‘36, janë po aq qesharakë”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Koncert në vitin ‘36, njësoj si sot në ‘21
********
Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë muzika me 3 nota e 2 akorde e Goran Bregoviç. Korça meriton më shumë art sesa kaq, padyshim.

Megjithatë, nuk mund të krenohemi përjetësisht me “Jovan Bregun”…

Le të performojë edhe një Breg-oviç, se s’u bë nami.

Ata që do shkojnë aty, do shkojnë për ndonjë gotë birrë, jo për të parë cilësi muzikore. As “viç-n” para apo pas Bregut…

Këto zyrtarët lokalë dhe organizatorët e koncertit, që ngatërrohen si te filmi Koncert në vitin ‘36, janë po aq qesharakë.

“Koncerti të bëhet zoti Xhevo…”
“E ç’e keqe i vjen mbretnisë nga muzika…”
“Kush e ka ndaluar këngën e kongresit”?
“Ajo e fllamosur Qerime, bukur këndon…”
“Po atë këngën triste domenika, do na e këndoni..”
😂😂😂
Ndërkohë:

Është më e rëndë marrja e vendimeve,shkërmoqëse për shqiptarët, nga Rama dhe Vuçiç, sesa muzika e vakisë që këndon Bregu me viç, apo e Cicës së Arkanit.

Nejse, fajin e ka Saliu!

Sa për kujtesë…

Zjarr Tv Ad