Do të mbërrijë sot në Shqipëri avioni i parë që do të sjellë 300 afganë, të cilët do të strehohen për një afat kohor në vendin tonë.
Burime për media bëjnë me dije se avioni i parë me afganë, do të mbërrijë në Rinas brenda 24 orëve.
Ata do të strehohen në konviktet e kryeqytetit dhe në disa hotele në Durrës.
Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet. Konviktet janë përdorur dhe në 1999 për të strehuar shqiptarët e Kosovës.




