Mbështetësit e Berishës marrin shkallë për të hyrë në katin e dytë, disa thyejnë kamerat e sigurisë

0
42

Mbështetësit e Sali Berishës janë zhvendosur në pjesën e pasme të godinës së PD, ku po tentojnë të futen brenda.

Madje disa persona mbajnë një shkallë të lartë, ku di duket do tentojnë hyjnë edhe nga kati i dytë. Në katin e dytë ndodhet kreu i PD, Lulzim Basha ku po zhvillon një mbledhje me deputetët e opozitës.

Protestuesit gjithashtu kanë nisur të dëmtojnë kamerat e sigurisë së PD-së. Mësohet se ata kanë thyer disa prej tyre, ndërsa disa të tjera i kanë kthyer me pamje nga sipër.

Zjarr Tv Ad