Mbështetësja e Bashës përplaset me Elezin para selisë së PD/ Në veri e sipër jemi blu, Kukësi asht blu…

0
76

Ditën e sotme, ka vijuar protesta e organizuar përpara selisë së Partisë Demokratike, ku disa protestues kërkojnë largimin e kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Bashës.

Kërkesat kanë qenë të njëjta, Ibsen Elezi, i cili ka qenë ish-kryetar i PD-së, në Qarkun e Kukësit, është shprehur se kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe organizimin e Zgjedhjeve për Kryetar Partie. Edhe nëse do të zgjidhet sërish Basha, Elezi shprehet se do të respektojnë vendimin e anëtarësisë. “Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje, për të parë nëse do të votohet sërish.
Këta fillojnë me denigrimin e figurave, modifikojnë foto të mia. Metoda njësoj si të lali Erit apo Edi Ramës.

Po të kishte fitu PD do kisha mbyllur gojën, nuk do flisja. Që Edi Rama do i vidhte zgjedhjet, unë e dija, ose të paktën e dija që do e deformonte aq sa i duheshin . Pyetja ime është pse Basha e la kauzën tonë në mes duke dalë nga parlamenti”– tha Ibsen Elezi. Por gjatë fjalës që ai po mbante për mediat, ka ndërhyrë një mbështetëse e kryetarit Lulzim Basha, e cila ka akuzuar Ibsen Elezin, duke i thënë se i gjithë Veriu është blu dhe Kukësi ishte blu, jo mavri. “Në veri e sipër jemi blu, nuk jemi mavri Ibsen, Kuksi ka fitue blu”- u shpreh mbështetësja e Bashës.

Ibsen Elezi: A e kuptoni ça metodash përdorin ? Ju kanë neverit çdo gjë shqiptarëve, politikën dhe jetesën, ja si e marrin edhe e fusin atë në mes të fjalës time që të ndërhyjë. Unë e kam marrë iniciativën vetëm për shkak të reagimeve që kanë pasur demokratët në rrethe të ndryshme.

Ai shtoi se arsyeja përse kërkonin zgjedhje brenda PD-së, është edhe për faktin se nuk kishin dyshime se Rama e ka manipuluar këtë rezultat dhe prandaj ata mendojnë se duhet një lidership i forte, në krye të Partisë Demokratike. Gjithashtu, Elezi tha se do të kishte takime me anëtarë të PD-së nëpër rrethe, për të filluar me mbledhjen e firmave. “Përsa i përket faktit pse ne kërkojmë zgjedhje të reja në PD, nuk dyshojmë se Edi Rama me gjithë systemin e tij e ka manipulu gjithë këtë rezultat. Arsyeja përse jemi këtu është se mendojmë se duhet një lidership i ri në Partinë Demokratike dhe t’a çojmë drejt fitores.

Ne do të vijojmë takimet në rrethe, më pas do fillojmë me mbledhjen e firmave. Ka një papërputhshmëri, midis mbështetësve të PD dhe asaj çfarë bëjnë zyrtarët e partisë”– u shpreh Elezi.

 

Zjarr Tv Ad