Mbështeti propozimet e Alibeajt, Xhelal Mziu “pendohet”, fshin postimin dhe publikon platformën e tij: Të hiqet ankimimi në Apel! Të shpallet nul çdo përjashtim nga PD

0
308

Deputeti demokrat Xhelal Mziu mesa duket është penduar që mbështeti platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e PD-së dhe ka fshirë postimin nga rrjetet sociale.

Ai ka bërë një tjetër postim, ku publikon platformën e tij me 6 pika dhe kërkon që të hiqet dorë nga ankimimi në Gjykatën e Apelit për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Gjithashtu Mziu kërkon edhe që të shpallet nul çdo vendim për përjashtimin e deputetëve, duke nënkuptuar rikthimin e Sali Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së.

Zjarr Tv Ad