Mbetet në burg pronari i kompanisë së peshkut, në kontenierët e saj u gjetën 7 kg kokainë

0
82

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë masën “arrest me burg” për Denis Dodën, pronarin e kompanisë, në kontenierët e së cilës u kapën 7 kilogram kokainë.

Vetë Doda ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se nuk ka patur dijeni apo lidhje me drogën që vinte nga Ekuadori e fshehur në pjesën e ajrimit të një prej kontenierëve për llogari të tij.

Arresti me burg u kërkua nga prokurori i çështjes Ilir Turja, masë që u pranua nga gjykatësi i Durrësit, Vladimir Skënderi i cili vendosi masën shtrënguese arrest me burg për 35-vjeçarin.

Zbulimi i kokainës erdhi pas indicieve nga DEA amerikane që kishte vendosur edhe një gjurmues GPS në ngarkesën e drogës. Policia shqiptare e kapi drogën në Portin e Durrësit, ndërsa arrestoi edhe Dodën, administrator i firmës “Fish Co” me qendër në Tiranë.

Zjarr Tv Ad