Procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar ka përfunduar. Si në shumë qarqe të vendit, edhe në Skrapar ka kryesuar Partia Socialiste.
Kjo e fundit ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota.
Numërimi ka përfunduar edhe në bashkinë e Poliçanit, ku sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ mësohet se Partia Socialiste kryeson me një rezultat të thellë, me 3127 vota.
Pas saj renditen:
Koalicioni PD-Aleanca për Shqipëirinë Madhështore – 981 vota.
Koalicioni Nisma/Shqipëria Bëhet – 372 vota.
Partia Mundësia – 75 vota.
Është mbyllur numërimi i të gjitha kutive edhe në bashkinë e Rrogozhinës.
Sipas të dhënave nga KQZ, Partia Socialiste është forcë e parë politike me një rezultat prej 4864 votash.
Ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë një rezultat prej 3481 vota.
Forcë e tretë në këtë bashki është renditur Partia Socialdemokrate me 397 vota.




