Mbytet “Sirena Blu” në Karaburun, në bord kishte 3 persona, Policia u shkon në ndihmë…

0
31

Peshkarexha “Sirena Blu”, është mbytur mëngjesin e sotëm në Gjirin e Gramës në Karaburun. Fatmirësisht, 3 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord, janë hedhur në ujë për të shpëtuar nga mbytja. Rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm, peshkarexha ka dhënë alarmin “SOS” dhe menjëherë drejt saj është nisur Policia Kufitare e Dhërmiut.

Të tre anëtarët e ekuipazhit, janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa “Sirena Blu” është fundosur në afërsi të Gjirit të Gramës, në Karaburun. Shkaqet nuk dihen ende.

Dhërmi, Vlorë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave. 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve  në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues. 

Zjarr Tv Ad