Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama tregon sa qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre përmes pyetësorit

0
27

Kryeministri Edi Rama bën me dije  se më 31 Mars, mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar. Që prej muajit Janar 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit.

Rama thotë se kush nuk e ka plotësuar ende pyetësorin, ka edhe disa ditë afat për t’iu bashkuar nismës për të dhënë opinionin e tij.

“Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë

Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”,  shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad