Ish kandidati për PS-në e Durrësit Ardit Kertusha, deklaroi nga studio e lajmeve të televizionit FaxNews, se kryeministri Rama bëri gjënë e duhur për largimin e Vanjgjush Dakos nga drejtimi politik i qarkut Durrës. Kertusha u shpreh se situata në këtë qark është mjaft problematike pasi të gjithë janë të pakënaqur dhe askush nuk flet.
Sipas tij nuk flasin pasi e panë atë që i ndodhi atij personalisht kur vendosi të kandidonte për kryetar të Partisë Socialiste në këtë qytet, ku u bënë presione nga më të ndryshme për ta detyruar që të mos kandidonte.
“Unë tregova gjithë problematikat që kishte Partia Socialiste e degës së Durrësit, tregova dhe përgjegjësin që kush është ky person i cili ka përgjegjësinë kryesore, por pa harruar punët e mira që ka bërë dhe meritat që ka pasur, por e keqja ishte më e madhe se sa të mirat që ai kaloi. Ja ku kryeministri bashkë me stafin drejtues reflektuan e ndryshuan të deleguarin e partisë për qarkun e Durrësit.
Situata në këtë qark është shumë problematike për sa i përket PS si në anëtarësi si në bazë ashtu edhe në kryesi. Të gjithë janë të pakënaqur, të gjithë kanë për të folur por nuk flasin. Nuk flasin sepse, ato panë unë isha një individ që shfaqa një dëshirë të kandiduar, pata një mbështetje, pata një propozim nga baza por nuk më lanë të kandidoja. Më bënë presion me vende pune e njëra tjetra”.-Kertusha.




