Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e vendimit të Kuvendit, për shkarkimin e Ilir Metës.
Washington Post shkruan se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Meta, për nxitjen e destabilitetit dhe shfaqjen e njëanshmërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.
Gjykata tha në një vendim të lëshuar të mërkurën, se provat kundër Metës nuk përbënin shkelje të rëndë të Kushtetutës”, e cila është një prag ligjor për shkarkimin e një presidenti në detyrë.




