Mediu: Meta të shtyjë datën e zgjedhjeve! Parlamenti të shpërndahet

0
19

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i bën thirrje Presidentit që të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Sipas tij, Presidenti Ilir Meta është autoriteti i vetëm kushtetues që duhet të shtyjë datën e zgjedhjeve.

“Është kompetencë e tij kushtetuese të garantojë, unitetin e popullit. Konflikti që po përgatit Rama në 30 qershor, është kërcënim i hapur i interesave tona kombëtare. Presidenti duhet të angazhohet në qëndrueshmërinë e sistemit tonë demokratik, i cili bazohet në pluralizëm dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bazohet në liritë dhe të drejtat e çdo qytetari mbi 18 vjeç, për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, thotë Mediu.

Duke folur gjatë një takimi me mbështetësit e opozitës në Kamëz, aleati i Lulzim Bashës deklaroi se rendi kushtetues ka rënë dhe se liritë politike janë peng i krimit dhe korrupsionit.

Në këtë drejtim shton se me blerjen masive e votave, kërcënimet nga krimi dhe Edi Rama të provuara me faktet që kane dalë bëjnë të detyrueshme shpërndarje të parlamentit.

“Liritë ekonomike janë peng i parave të drogës, krimit, korrupsionit të lidhur me qeverinë”, thotë kryetari i PR

Zjarr Tv Ad