“Mënyra se si e shtrin dorën është diversion”, pakt me Ramën, Duma “flakë për flakë” me Spiropalin: Pazarin e refuzoj

0
71

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në lidhje me ftesën e kreu të qeverisë, Edi Rama për të bashkëpunuar për të zgjedhur presidentin tha se pazarin e refuzon.

“Pazarin unë e refuzoj, për mua presidentin ta zgjidhim me referendum popullor, por kjo nuk është çështja sot. Mënyra se si e shtron Rama sot është diversion, nëse do të kthehet Rama në një individ institucionesh, ai individi duhet të pranojë që SPAK dhe institucionet e tjera të hetojnë krimin zgjedhor”, – deklaroi Duma.

Sipas saj do të jenë forumet e Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 13 qershorit që do të vendosin si për ftesën e Ramës apo dhe për qëndrimin ose jo në Parlament, apo dhe për aksionin opozitar.

Zjarr Tv Ad