Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku ka komentuar jo pa ironi lajmin e ambasadores Yuri Kim se ‘SPAK mendojnë edhe femijët’. Në shenimin e tij të shkurtër ai thotë se, “e pyeta mbesën time gjashtë vjeçare se cili është heroi i saj”. Por përgjigja e saj e ka “habitur” ipeshkëvin.
“Njëri te SPAKU dhe tjetri te BKH o xhaxh – ma ktheu ajo krenare”, shkruan ipeshkëvi në postimin e tij.
Ja postimi i plotë nga Dom Gjergj Meta:
E pyeta mbesën time gjashtë vjeçare se cili është heroi i saj.
– Janë dy o xhaxh – më tha
– Kush janë zemra xhaxhit? – i thashë unë, duke menduar se ishte babi i saj dhe unë.
– Njëri te SPAKU dhe tjetri te BKH o xhaxh – ma ktheu ajo krenare.
No comment nga ana ime!




