Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale për 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Meta kujton dhe falëndëron “popullin e 2 Marsit që ju përgjigj thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur pavarësinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nga tentativat mafioze të Kryeministrit”.
Postim i Ilir Meta
Në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, një falenderim dhe mirënjohje për popullin e 2 Marsit që ju përgjigj thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur pavarësinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nga tentativat mafioze të Kryeministrit, nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjit, për kapjen dhe asgjësimin përfundimtar të saj.
Nisma e sektit të “Rilindjes” përmes ligjit antikushtetues për betimin tek Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ndal vetëm falë shprehjes dhe qëndresës së palëkundër të vullnetit të popullit.
Ndaj të mos harrojmë mësimin e Thomas Jefferson: “Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka Tirani. Kur Qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, aty ka drejtësi”. ✌️🇦🇱
Linku i videos:
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1465148913990895




