Meta në Forumin IX Global: Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e rusëve

0
64

Presidenti Ilir Meta, postoi një mesazh, nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, ku po merr pjesë në Forumin IX Global.

“Në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global” theksova sot se lufta në Ukrainë prodhoi efektin e kundërt të asaj që priste Rusia.

Nuk i ndau, por i bashkoi kombet tona.

Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një NATO më të zgjeruar, me më shumë prani të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës dhe gjithashtu, edhe me më shumë anëtarë të Aleancës Atlantiko-Veriore.

Ky peizazh i ri gjeopolitik e konsideron të nevojshme një qasje të re të BE-së dhe NATO-s për zgjerimin dhe sigurinë kolektive.

Zgjerimi duhet të konsiderohet një instrument i fuqishëm gjeostrategjik.

Konflikti në Ukrainë ka rritur pamasë urgjencën e anëtarësimit të vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.

Këto veprime do të parandalonin ndikimin e palëve të treta në disa rajone të pambrojtura.

Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e përfaqësuesve rusë, të cilët synojnë të minojnë demokracinë dhe stabilitetin tonë,” shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad