Meta pret në takim përfaqësues të “Vatrës”: Mirënjohje për përpjekjet shekullore të vatranëve për të promovuar identitetin tonë kombëtar

0
32

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Mondi Rakaj, Tasim Ruko dhe Mersin Gjinin.

Përmes një postimi në Facebook, ish-presidenti shpreh mirënjohje për angazhimin e palodhur dhe përpjekjeve të përfaqësuesve të “Vatrës” për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në Neë York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj.

Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë.

Zjarr Tv Ad