“Meta s’ka besim tek unë”, Kryemadhi për shkarkimin e presidentit: Gjykata Kushtetuese është në presion nga qeveria

0
39

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se çështja për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është politike. Sipas saj Gjykata Kushtetuese është në presionin e qeverisë, e cila do të largojë vëmendje nga shumë çështje të tjera.

Deputetja e LSI u shpreh në një intevistë në “ABC News” se Meta ka ambicie politike përtej LSI, ndërsa shtoi se ai nuk ka besim politik tek Kryemadhi që pas djegjes së mandatit.

Kryemadhi: Këtu çështja është politike dhe GJK është nën presion, sepse Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendimin e saj që me 9 shtator, e shkarkon apo nuk e shkarkon.Këta duan të largojnë vëmendjen nga shumë gjëra. Ky presion i GJK i vjen nga qeveria. Meta do të shikojë gjithë oratorinë e tij politike, del më tej se LSI. Ai nuk e konsumon një gjë të tillë se që kur dogja mandatin, besimi im politik tek ai është zero.

Zjarr Tv Ad