Meta takon ambasadorin e Bullgarisë: Biseduam për rëndësinë e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

0
52

Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Bullgarisë, Momchil Raytchevski. Kreu i Shtetit thotë se biseduan për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe  rëndësinë e çelja së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kënaqësi të bisedoja sot me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Momchil Raytchevski.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore.

E falenderova për mikpritjen që m’u rezervua në Sofje, si edhe për kontributin e tij për përmirësimin e bashkëpunimit:”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad