Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me 141 vota PRO rezolutën që dënon sulmin rus në Ukrainë dhe urdhëron Rusinë të tërheqë ushtrinë e saj nga territori i Ukrainës.
Ai thotë se tani Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah. Rama ndalet edhe te vota PRO e Serbisë, teksa shprehet se kjo votë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, shkruan Rama.




