Mjeku ka ngritur alarmin: Shumicës së shqiptarëve të infektuar po u jepet mjekimi i gabuar…

0
202

Një debat i nxehtë publik, është hapur në media mes mjekëve dhe ekspertëve, për mënyrën se si po u jepet mjekimi, shumë të infektuarve nga korona*virusi.

Theksojmë që; jo vetëm për kostot të larta dhe të çmendura të kurave, që tejkalojnë edhe vendet perëndimore, por edhe për dëme të mëdha në shëndet që po shkaktojnë, këto kura të ekzagjeruara dhe të gabuara.

Edhe Besnik Jakaj, ish-drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, ka denoncuar së fundmi këtë problem gjatë një interviste te “Euronews Albania”. Ai ka shprehur shqetësim edhe për personat që po mjekohen në kushtet e shtëpisë, të cilët po trajtohen me telefonata dhe Whatsapp, duke e parë këtë metodë si metoda më çmendur dhe e papranueshme.

Jakaj ka deklaruar se; qeveria nuk e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë dhe se një nga gabimet më të rënda, ishte mospërfshirja e mjekut të familjes dhe mostestimi masiv.

Ka një keqmenaxhim. Në mënyrë të vazhdueshme qeveria kanë bërë më shumë propagandë dhe kanë bërë menaxhim të centralizuar. U vonua përfshirja e mjekut të familjes. Nuk ka pasur testim masiv pasi kjo do të sillte ndërprerjen e përhapjes masive“, është shprehur ai.

Ish-kreu i ISHP-së, shtoi se kemi kolaps spitalor sa i takon trajtimit të pacientëve, duke theksuar se nuk është vetëm çështje shtretërish.

“Ka shkuar në një kolaps, në kuptimin e plotë sistemi spitalor, sepse nuk mjaftojnë spitalet covid-1, covid-2 dhe covid-3, nuk është çështje shtretërish, por është çështje menaxhimi. Trajtimi i pacientëve në spitalet rajonale, nuk do të krijonte këtë hinkë në spitalet covid dhe nuk do të krijonte këtë panik, në popullatë që presin me orë të tëra në ambulancë. E gjitha është një keqmenaxhim“, tha Jakaj.

Zjarr Tv Ad