Mjekuan Nuredin Dumanin në banesë, Gjykata e Elbasanit jep masën e sigurisë për 2 mjekë dhe 1 infermier

0
79

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për mjekët që mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, i cili u plagos gjatë përplasjes me armë pak ditë më parë në Papër të Elbasanit.

Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për infermierin Bledi Bërdalli, “arrest shtëpie” për Ervin Gjeçin dhe “detyrim paraqitje” për mjekun Julian Malaj.

Kujtojmë që Nuredin Dumani pak ditë më parë në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga forcat RENEA, pasi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e atentatit të djeshëm ndaj Talo Çelës në Elbasan. Gjatë përplasje me armë 39 vjeçari mori një plumb në kurriz, ku ndihmën e parë e mori në spitalin e Fierit.

Zjarr Tv Ad