Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një postim në llogarinë e saj Facebook, ku shprehet se ne jemi Parti që e mbajmë fjalën dhe nuk I braktisim njerëzit, ashtu siç bën Rilindja.
“Vota për LSI-në, është mbështetje për një Parti vërtetë të majtë, që nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit, ashtu siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët“, kështu shkruan Monika Kryemadhi.
“Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë dhe të rejat e saj, qytetarët e saj, me votën masive për ndryshim në 25 Prill, për nr. 6, – nënvizoi Kryemadhi. – Fitorja po vjen dhe atmosfera e saj ndihet nga jugu në veri”.




