Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, paralajmëron zhvillime të rëndësishme në ditët në vazhdim. Mbrëmjen e sotme ajo është shprehur se do të publikojë fotografi me prova, për një evazion fiskal në shumë e 170 milionë eurove.
“Janë fshehur 170 milionë dollarë. Kjo do të thotë se 170 milionë dollarë u janë fshehur zyrave të taksapaguesve shqiptarë. Do t’ju bëj publike javën e ardhshme, jo dallavere rrugësh, por fatura me fotografi, me numër fature dhe me emra të lidhur drejtpërdrejtë me kompanitë e inceneratorëve”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI tha se, sipas saj, Bashkimi Europian e ka në dorë dosjen e inceneratorëve. Kryemadhi tregoi se shumë shpejt kjo dosje do të jetë edhe në duart e prokurorëve speciale të SPAK.
“Ke një rast unikal, çështja e inceneratorëve, që mbahet peng. BE, nuk shohin zyrat e BE në Shqipëri por BE e ka dosjen e inceneratorëve mbi tavolinë. Shumë shpejtë, edhe SPAK-u, edhe opinioni publik do të kenë një dosje me evazion fiskal mbi 170 milionë dollarë të kompanive të inceneratorëve.
Janë fshehur 170 milionë dollarë. Kjo do të thotë se 170 milionë dollarë u janë fshehur zyrave të taksapaguesve shqiptarë. Do t’ju bëj publike javën e ardhshme, jo dallavere rrugësh, por fatura me fotografi, me numër fature dhe me emra të lidhur drejtpërdrejtë me kompanitë e inceneratorëve.
Ka dosje shtesë të inceneratorëve që konfirmon që kanë bërë 170 milionë dollarë evazion fiskal. Do ta bëj publike javën tjetër dhe do ta dorëzoj pastaj”, u shpreh kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.




