“Mos i shërbe fashizmit”, Meta bën deklaratën e fortë dhe ngre tonet me gazetaren: Kam parandaluar një gjakderdhje shumë të madhe!

0
72

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se ka parandaluar një gjakderdhje shumë të madhe në Shqipëri, por për këtë çështje do të flasë kur t’i mbarojë mandati i Presidentit.

“Kam parandaluar një gjakderdhje shumë të madhe në Shqipëri. Për këtë do flas pasi të më mbarojë mandati i Presidentit. Nuk e kam shkelur unë marrëveshjene 5 Qershorit”, tha Meta.

Gjatë debatit në studion e Syri Tv me gazetarët, Meta ka ngritur tonet me gazetaren Ambrozia Meta, pasi kjo e fundit e kundërshtoi disa herë. Ai i kërkoi gazetares të mos mbrojë fashizmin.

“Mos i shërbeni më fashizmit! Mos i shërbeni më fashizmit! U bëj thirrje të gjithë gazetarëve kudo ku janë”, tha Meta me tone të larta.

Zjarr Tv Ad