Moti i keq godet Shqipërinë, vendi “pushtohet” nga rrufetë: Një i vdekur në Malësinë e Madhe

0
55

Vendi ynë ndodhet prej mbrëmjes së djeshme nën “pushtetin” e motit të keq, i cili ka sjell stuhi dhe rrebeshe të fuqishme. Sipas parashikimeve, moti do të vazhdojë të jetë i tillë edhe përgjatë mbrëmjes së sotme.

Deri tani raportohet se një person ka humbur jetën, bëhet fjalë për një 51 vjeçar nga Malësia e Madhe. Ai kishte shkuar të qëndronte në shtëpinë e një miku të tij, por atje ka rënë rrufeja dhe për pasojë ka shtëpia është djegur.

Po ashtu, edhe një pallat në Sarandë është goditur nga shkarkesa elektrike. Por fatmirësisht në qytetin jugor nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Ndërkohë, Kapiteneria e Durrësit ashtu si meteorologët ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në orët e mbrëmjes së kësaj të enjteje. Nga ora 19:00 deri në 21:00 në Tiranë dhe Durrës priten reshje intensive shiu dhe shkarkesa elektrike.

Po ashtu, në Sarandë ka ndodhur dhe një ngjarje tjetër, kur një shtëpi private në fshatin Metoq është goditur nga rrufeja dhe është shkrumbuar e gjitha.  Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk është lënduar.

Zjarr Tv Ad