“Na kanë urdhëruar të jemi në punë më 7 korrik”, deputeti i PD nxjerr mesazhin e mësueses: Rama e di mire se ç’domethënë protesta, ndaj është sulur me bllokime e kërcënime

0
85

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin që i ka dërguar një mësuese, ku thotë se janë urdhëruar që të shkojnë në punë më 7 korrik, dita e protestës së thirrur nga opozita. Boçi shkruan se Rama e di mirë se ç’domethenë kjo protestë, ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Sipas tij, mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.

STATUSI I PLOTË
TMERRI QË VJEN NGA PROTESTA
Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.
Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.
Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.Ai e di që joshja nuk mjafton.
Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Këtë po bën me mësuesit.
Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.Lexoni mesazhinPor e ka kot!Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.
#Shqipërianërrezik❗️Të gjithë bashkë do t’ia dalim

Zjarr Tv Ad