Janë shpallur edhe për këtë vit, çmimet e Panairit të Librit 2020.
“Përkthimi më i mirë”, i është dhënë Agim Doksanit, çmimi “Letërsia për fëmijë”, i jepet Adelina Mamqit, “Përkthimi më i mirë nga frëngjishtja”, i ka shkuar Primo Shllakut, “Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçare”, i është dhënë Jamarbër Hoxhës, ndërsa çmimi “Krijimtaria më e mirë”, i ka shkuar Fatos Baxhakut, pas vdekjes.
Theksojmë që Panairi i Librit këtë vit, u mbajt online, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së korona*virusit, gjatë këtij aktiviteti.
Ishin organizatorët ata që vendosën që; Panairi i Librit të mos mungojë këtë vit, por të mbahet online, për shkak se është një ngjarje që zhvillohet një herë në vit, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës.




