Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve për ndarjen nga jeta të mësueses së Letërsisë, Ferial Vasili. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se i dha lamtumirën e fundit mësueses së gjimnazit “Sami Frashëri” , të cilën e konsideron “ikona e mësimdhënies”, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve. Ferial Vasili, ishte nëna e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.
“Sot i dhashë lamtumirën e fundit ikonës së mësimdhënies dhe letërsisë për breza të tëra gjimnazistësh të “Sami Frashërit”, zonjës Ferial Vasili.Më këtë rast u shpreha ngushëllimet familjarëve dhe njerëzve më të afërt duke u lutur, që shpirti i saj të prehet në paqe.Si një homazh në këtë ditë lamtumire për të, po postoj shkrimin e ndjerë të një ish-nxënëse të saj, znj.Elida Buçpapaj”, shkruan Meta.




