Ndodh RRALLË/ Banorët e një pallati në Tiranë letër falenderimi policëve të komisariatit: Mirënjohës! Na shpëtuat në kohë rekord nga infeksioni(FOTO)

0
300

Një gjest i rrallë nga banorët e një lagjeje në Tiranë për policinë e shtetit.

Bëhet fjalë për banorët e pallatit nr 7 në Tiranë, në lagjen “Vasil Shanto”, të cilët i kanë dërguar një letër falenderimi policëve të komisariatit nr 2 dhe shefit të këtij komisariati për zgjidhjen e një problemi në pallatin e tyre, pasi dorëzuan një peticion.

Ankesa e banorëve të pallatit kishte të bënte pikërisht me ndotjen e një apartamenti në këtë pallat, ç’ka e kishte bërë të vështirë jetesën e përbashkët mes tyre si dhe paraqiste rrezik të lartë për shëndetin e banorëve.

Në letër banorët thonë se komisariati e dëgjoi shqetësimin e tyre dhe ngarkoi njerëzit e duhur për ta zgjidhur menjëherë.

LETRA:

117772188_968691293593777_8089000735885516294_n.jpg

Zjarr Tv Ad