Ndoka denoncon abuzimin me ilaçet online: Shumica vijnë nga Kosova

0
22

Nard Ndoka ka bërë një postim ne llogarine e tij ne ku denoncon abuzimin që bëhet me barnat online, të cilat nuk janë as të regjistruara dhe qarkullojnë pa kontroll në tregun shqiptar. Persona apo kompani jo reale veprojnë duke i tregtuar këto ilaçe të cilat në shumicën e rasteve mund të shkaktojnë edhe probleme në shëndet.

Në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania, Ndoka tha se bëhet fjalë për një rrezik real për shëndetin publik, pasi këto barna të paregjistruara janë futur në masë në vendin tonë.

Ai tregoi se njerëzit që ia kanë referuar këto raste shpesh janë detyruar të drejtohen tek mjeku për shkak të efekteve anësore, ndërsa në shumicën e rasteve këto medikamente nuk kanë dhënë asnjë lloj efekti kurues.

Ndoka u shpreh se shumica e këtyre barnave të paregjistruara online vijnë nga Kosova.

“Këto vijnë kryesisht nga Kosova, ajo i importon më tepër këto ilace, por edhe direkt nga vende të tjera përmes postës. Është e vështirë t’i ndjekësh pasi nuk kanë kompani konkrete, shumë prej tyre prodhohen në Kosovë. I kam pyetur on line dhe më ke kthyen përgjigje që thjesht i tregtojnë, nuk kishin asnjë informacion”, tha Ndoka.

Ai bëri thirrje për një vëmendje të shtuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shtoi se ndalimi duhet të nisë që nga posta, e cila shpërndan porositë e bëra nga klientët on line.

Zjarr Tv Ad