Ndryshimi i vendimit të Ramës për të qenë prezent në samitin e BE-së, reagon Këlliçi: Do shkojë për të lexuar fjalimin që e kishte bërë gati

0
87

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ku ka folur lidhur me ndryshimin e vendimit të Ramës për të qenë prezent në samitin e BE-së në Bruksel.

Këlliçi tha se Rama kishte si synim të largonte Shqipërinë nga integrimi europian dhe se në samitin e BE-së do të lexonte letrën që kishte përgatitur më herët për të lexuar si argument në rastin e mos-prezencës së tij në Bruksel.

“Pasi deklaroi se nuk do shkojë në Bruksel, tani deklaron se do shkojë për të lexuar fjalimin që e kishte bërë gati. 30 vite më pas liria e shqiptarëve është realiteti i hidhur ku të gjithë po largohen nga vendi. Edi Rama ka vendosur që me 10 persona të jetojë në kurriz të shqiptarëve.”-shprehet Këlliçi.

Zjarr Tv Ad