Në Britani nis vaksinimi/ Ministri nuk mban dot lotët(Video)

0
58

Britania e Madhe, ka nisur vaksinimin kundër pandemisë. E para e cila mori vaksinën Pfizer, ishte një 90-vjeçare e identifikuar si 90-vjeçaren Maggie Keenan.

Pas vaksinimit të 90-vjeçares, Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock,  nuk i ka mbajtur dot lotët, duke shprehur kështu emocionet e tij, për një ditë kaq të rëndësishme për Britaninë.

Vaksinën pas 90-vjeçares, i dyti e mori  një 81-vjeçar, duke u bërë kështu dy personat e parë në botë që u vaksinuan.

Matt Hancoc, u shpreh se; rreth 5,000 njerëz, pritet të vaksinohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar sot.

Zjarr Tv Ad