Në gatishmëri kundër protestuesve, policia “vesh” autobotet e ujit me flamuj kuqezi

Share

Mbahet sot në Tiranë protestë kombëtare, e cila përkon me ditën e 182 të revoltës qytetare.

Ndërkohë që janë marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, ajo që ka tërhequr vëmendjen është se autobotet e ujit të cilat janë vendosur në gatishmëri për t’u përdorur kundër protestuesve, janë “zbukuruar” me flamuj kuqezi, në ditën e Pavarësisë.

Prej muajsh shqiptarët kanë protestuar kundër kastës së vjetër politike dhe qeverisë Rama, duke vijuar me kërkesën e pa negociueshme, dorëheqjen e kryeministrit.

Read more

Local News