Në kërkim nga drejtësia italiane, e kapin në Fier

0
64

Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Fier një person i akuzuar për trafik drog,.

Efektivët e policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të një personi.

I arrestuari është A.D., 56 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në orët e para të ditës së sotme.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17 shtator 2007 ka lëshuar urdhër “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad