Në kërkim për parcelat me hashash në Nikël, arrestohet 60 vjeçari dhe dy djemtë e tij, në pranga dhe bashkëfshatari (EMRAT)

0
74

Katër persona të shpallur në kërkim nga Policia për një parcelë me kanabis, e cila u shkatërrua gjatë një operacioni që u zhvillua në muajin maj 2021 në Krujë dhe Nikël. Në prana ka rënë baba dhe dy djemtë e tij, si dhe një bashkëfshatar i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

– Kujtim Sula, 65 vjeç, Fatjon Sala, 27 vjeç, Fatjol Sala, 27 vjeç, (babai dhe djemtë e ti), dhe Nuri Zaja, 30 vjeç, banues në  fshatin Mukje, Krujë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, në muajin maj 2021, kanë evidentuar në fshatin Nikël, në afërsi të bregut të lumit “Zezë”, një sipërfaqe toke të mbjellë me lëndë narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme

Zjarr Tv Ad