Kërkues të Universitetit të Georgias në SHBA, pretendojnë se kanë zbuluar një ilaç anti-bakterial, i cili bën të mundur që në harkun kohor të 24 orëve, të parandalojë përhapjen e infektimit nga të sëmurët tej personat e shëndetshëm.
I njohur si Molnupiravir, medikamenti sipas shkencëtarëve në fjalë, nuk lejon shumëfishimin e infektimit. Mjeku që kryeson ekipin e studiuesve, Richard Plemper, thotë se kjo është hera e parë që një ilaç, arrin të bllokojë shpejt transmetimin e infektimit.
“Një zhvillim i tille nënkupton një kthesë të madhe për shkencën”, ka thënë mjeku specialist, sipas të cilit Molnupiravir është kundra kësaj sëmundje, sidomos në sistemin respirator, ndërsa vepron edhe ndaj gripit sezonal. Ndërkohë, për frenimin masiv të pandemisë, shpresat janë varur tek vaksinat. Pfizeri raportoi megjithatë disa probleme me zinxhirin e furnizimit më lëndën e parë, ndaj thotë se kjo e ka detyruar të ulë objektivin e saj të prodhimit për këtë vit. Kompania u shpreh se; fundi se parashikon prodhimin e 50 milionë dozave të vaksinës së saj, një shifër kjo dy herë më e ulët nga sa ishte parashikuar më parë, kur pretendohej se do të prodhonte 100 milionë doza.




